Politika 15 October 2024, 19:11 Nga VNA

Ilir Meta takon në burg Salianjin: I dënuar nga narkoshteti

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta takon në burg Salianjin: I dënuar nga narkoshteti

Ilir Meta takon në burg ish-deputetin Ervin Salianji. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Salianji po vuan një dënim politik nga "narkoshteti."

"Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z. Ervin Salianji, i cili po vuan një burgim politik të 'narkoshtetit'. Ky takim ishte një shprehje solidariteti kundër regjimit aktual dhe 'narkodrejtësisë'.

Takimi më forcoi bindjen se burgimi politik vetëm sa shton frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në pushtet. Jam krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët, edhe në burg, nuk humbasin lirinë," shkroi Meta në Facebook.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme