Kronika 17 January 2025, 13:14 Nga VNA

Ilir Meta depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për revokimin e masës “arrest me burg”

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë për revokimin

Ilir Meta, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokat Genc Gjokutaj, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GjKKO dhe të miratuar më pas nga Apeli.

Avokati Gjokutaj deklaroi se vendimi i marrë bazohet mbi dëshmitarë të rremë dhe prova të marra në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, në çështjet që lidhen me lobimin në SHBA, deklarimin e pasurisë dhe rastin ÇEZ-DIA, mungojnë provat dhe dyshimi i arsyeshëm për ndonjë shkelje.

Gjokutaj u shpreh:

“Ne kemi paraqitur rekursin në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Dokumentet e dorëzuara tregojnë qartësisht se në asnjë nga tre episodet e përmendura nuk ka elementë penalë apo dyshime të bazuara. Për lobimin në SHBA dhe deklarimin e pasurisë, gjithçka është e sqaruar dhe ligjërisht e rregullt. Ndërsa për çështjen ÇEZ-DIA, vendimi mbështetet në dëshmitarë të rremë dhe procedura të paligjshme.”

Meta, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kërkon nga Gjykata e Lartë revokimin e vendimit, duke pretenduar se masa e sigurisë është e pabazuar dhe e padrejtë.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme