Lifestyle 5 June 2026, 12:44 Nga VNA

Icardi fiton betejën gjyqësore ndaj ish-bashkëshortes: Gjykata vendos se ajo është më e pasur se futbollisti

Ndaje në Whatsapp
Icardi fiton betejën gjyqësore ndaj ish-bashkëshortes: Gjykata

Futbollisti argjentinas Mauro Icardi ka shënuar një fitore të rëndësishme në përplasjen ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Wanda Nara, një nga figurat më të njohura të showbiz-it argjentinas dhe ish-menaxhere e karrierës së tij.

Gjykata në Milano ka rrëzuar kërkesën e Narës për të përfituar pension ushqimor (aliment) nga Icardi, pasi vlerësoi se ajo ka të ardhura dhe pasuri më të mëdha se vetë futbollisti.

“Pas analizimit të situatës financiare të Wandës, gjykata vendosi se Mauro Icardi nuk ka detyrim t’i paguajë aliment, pasi ajo disponon të ardhura të konsiderueshme dhe një pasuri të madhe”, deklaroi Lara Piro, një nga avokatet e futbollistit.

Në vendimin përfundimtar, gjyqtarja theksoi se Nara është ende në moshë aktive pune, ka aftësi profesionale të provuara dhe gjeneron të ardhura të konsiderueshme, çka përjashton nevojën për mbështetje financiare nga ish-bashkëshorti.

Ndërkohë, gjykata vuri në dukje se të ardhurat e Icardit varen nga kontratat sportive dhe performanca e tij si futbollist profesionist, ndërsa e ardhmja e tij pas përfundimit të kontratës me Galatasaray mbetet ende e paqartë.

Çështja nisi kur Wanda Nara iu drejtua gjykatës italiane duke kërkuar mbështetje financiare nga ish-bashkëshorti i saj. Megjithatë, pas shqyrtimit të dokumenteve financiare të të dyja palëve, gjykata arriti në përfundimin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore që ajo të përfitojë aliment personal.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme