Sociale 16 March 2025, 12:51 Nga VNA

Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse të

Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Nga sot Imzot Joan Pelushi është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.

Mitropolit Joani, me emrin e lindjes Fatmir Pelushi, është një figurë e njohur në Kishën Ortodokse Shqiptare. Ai ka kryer studimet në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë në Boston, SHBA, ku u diplomua me gradën “Master of Divinity”. Studimet në SHBA u mundësuan falë një burse të ofruar nga shqiptarët në Amerikë, në kujtim të Peshkop Fan Nolit.

Pas përfundimit të studimeve, Joani u rikthye në Shqipëri, ku Kryepeshkopi Anastas e caktoi si pedagog dhe dekan në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shërbeu gjithashtu në disa zona të tjera brenda Kishës. Në 18 korrik 1998, Joani u zgjodh si Mitropoliti i Korçës dhe u fronëzua më 20 korrik të po atij viti.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme