Kronika 23 January 2025, 13:07 Nga VNA

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”/ Akuzat ndaj Beqajt

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”/

Pas muajsh të tërë, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”.

Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal” për aferën e koncesionit të sterilizimit.

Gjatë seancës, Ilir Beqaj ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, duke theksuar se synon të provojë pafajësinë e tij. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar.

Beqaj ka deklaruar:

“Më janë shkelur të drejtat. Akuzat ndaj meje janë ngritur nga PD. Procesi është dëmtuar qëllimisht, dhe ndikimi juaj është politik. Ju dhe prokuroria nuk keni pasur interes të zbuloni të vërtetën. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha.”

Fjala e Beqaj

Ne përmbledhje te fjalës time theksoj qe:

1. Se pari, ju si gjyqtare e seancës paraprake e keni dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe te drejtat e mia procedurale ne menyre te qëllimshme dhe te parekuperueshme. Une dhe avokati im e kemi te pamundur qe te mbrohemi efektivisht ne mungese te qëllimshme dhe te ripërsëritur te nje vendimi te ndërmjetëm te arsyetuar per akuza te reja te bazuara ne fakte te reja te pambështetura ne asnjë prove. Ftesa juaj per t’u mbrojtur ndaj këtyre akuzave eshte fiktive dhe ka per qellim qe te mashtroje procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na janë respektuar te drejtat tona procedurale dhe ne kemi qene te qarte per akuzën. Por kjo nuk eshte e vertete. Ne nuk jemi te informuar qëllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuzes nuk e ka kuptuar qarte vendimmarrjen tuaj.

Jo vetëm une, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund te mbrohemi per akuza te pasqaruara, te pashkruara dhe qe nuk do te shkruhen ndonjëherë, por do te thuhen edhe ne themel me goje, te pambështetura ne ndonjë fakt ne akuze dhe te pambështetura ne ndonjë prove konkrete.

2. Se dyti, ju keni qene e ndikuar ne kete proces dhe vendimmarrja juaj e verteton kete. Ndikimi eshte dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbeshtetur akuzat e tyre politike. Nderkohe, vendimmarrja juaj i shkon per shtat edhe vendimmarrjes se mëparshme te paligjshme te Gjyqtarit Erion Bani paçka se cdo gje tani eshte parashkruar.

Ç’rendesi ka nëse une kam vjedhur apo jo. Ne te vertete e rëndësishme eshte qe PD te kete tani goje te pretendoje qe une jam hajdut sepse deri me tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte te mbante dot veten ne kembe.

3. Se treti, ju nuk i keni shërbyer aspak zbardhjes se plote te se vërtetës por keni dashur qe te vërtetoni vetëm te verteten e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuzes, vazhdoni ta ndani dhe copëtoni ne menyre te pashpjegueshme fazën e lidhjes dhe zbatimit te kontratës si dy çështje te ndara, kur ne thelb, po te lexoni akuzën, eshte me shume se gjysma zbatim kontrate. Per ju nuk ka pike rëndësie vërtetimi sic duhet, me apo pa ekspertize, e demit, e ndonjë shifre, e numrit te operacioneve 50 apo 63 mije, e burimit te shtimit te kostove (FSDKSH), e burimit te pagesave jashtë përcaktimeve kontraktore per energjinë dhe ujin (FSDKSH), e përfitimit te pallogaritshëm te këtij koncesioni ne kursim, ne përfitim financiar dhe shëndetësor (ne jete).

4. Së katërti, ju qartesisht shtruat rrugën per nje ndarje artificiale te çështjes. Qe ne te tre te qendrojme ne Gjykaten e Posacme ndërsa te tjerët te shkojnë ne Gjykaten e Zakonshme. Prandaj, vertetohen apo jo akuzat per vjedhje dhe grup te strukturuar kriminal, pak rendesi ka per ju. E rëndësishme eshte qe çështjet te ndahen.

5. Se pesti, ju nuk keni asnjë ngurrim qe ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, te përfitoni sa te mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo çështje dhe nga emri im. Ne popull ju doni te dilni si gjyqtarja qe dhatë drejtësi. Qe orientuat hetimet ne shinat e duhura. Qe zbuluat ate qe prokuroret e fshehën. Ne fakt, eshte e kundërta. Ju i prishet te gjitha. Me hetime, me proces e me akuza ne menyre te paligjshme.

Per te gjitha sa me sipër, une nuk mbrohem dot, por vetëm mund te denoncoj.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme