Kronika 23 January 2025, 11:52 Nga VNA

Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Arrestohet nipi i ish-deputetit socialist të Krujës Rrahman Rraja që la karrigen në parlament pas dhunës barbare të familjarëve  të tij ndaj dy kusherinjve Bilbil e  Jashar Maja. Ariel Rraja ishte në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe forcat e policisë i vunë prangat. Gjatë arrestimit të tij babai Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit dhe nipi i tyre Ermal Tufa kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Për këtë cështje ata janë proceduar.

Pjesëtarët e fisit Rraja janë të gjithë të perfshirë në krim të organizuar si vrasje apo trafik droge si dhe vepra më te lehta penale si ushtrim dhune ndaj qytetarëve apo armëmbajtje pa leje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme