Kronika 7 December 2024, 20:18 Nga VNA

Foto/ Qese, ngjitëse dhe çekiçi që vrau gruan, VNA siguron dosjen e ngjarjes tragjike të çiftit shqiptar në Greqi

Ndaje në Whatsapp

VNA ka mundur të sigurojë dosjen hetimore për ngjarjen tragjike në Athinë, ku 39-vjeçari Kastriot Cenko vrau bashkëshorten e tij Alba Cenkon për shkak të xhelozisë. Nga fotot që kanë shkrepur prokurorët e çështjes, shihet se çifti ka jetuar në kushte jo të mira, ndërsa aty kanë gjetur edhe çekiçin dhe qeset me të cilat 39-vjeçari e mbështolli bashkëshorten pasi e vrau dhe e fshehu për një javë në bodrum.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 5 dhjetor u shoqërua në polici Kstriot Cenko, 39 vjeç, i cili akuzohet për vrasje me dashje të bashkëshortes së tij, Alba Cenko. Ky i fundit ka pranuar se, pas një përleshjeje me gruan e tij në fund të muajit nëntor, e ka goditur me çekiç dhe e ka mbytur me një kabllo karikuesi. Më pas, trupi i gruas është mbështjellë dhe fshehur në bodrumin e apartamentit të tyre në Laconia, Athinë.

Në orën 17:50 të datës 5 dhjetor, policia ka marrë një telefonatë ku Kastriot Cenko ka njoftuar se kishte kryer vrasjen dhe e kishte fshehur trupin e gruas në bodrum. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e pajetë Albës, i mbështjellë me materiale plastike dhe ngjitëse. Testet laboratorike dhe autopsia do të verifikojnë më tej shkaqet e vdekjes.

Fëmijët e mitur të çiftit, të moshës 9 dhe 12 vjeç, nuk kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes. Ata janë marrë nën mbikëqyrjen e familjes së xhaxhait të tyre. Policia ka kërkuar vazhdimin e hetimeve dhe procedurat për ndjekjen penale ndaj 39-vjeçarit.

Në këtë moment, pritet që të zhvillohet një procedurë e plotë gjyqësore për këtë rast të rëndë kriminal.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme