Kronika 7 December 2024, 13:47 Nga VNA

Elbasan/ Shtëpi me qira dhe vajza nga gjithë bota për të ushtruar prostitucion, i reklamonin në faqe online

Ndaje në Whatsapp
Elbasan/ Shtëpi me qira dhe vajza nga gjithë bota për të

  • ‌Policia zbulon rrjet prostitucioni, sekuestron para dhe pajisje elektronike, shuma parash

Policia ka bërë të ditur sot një operacion të suksesshëm në shkatërrimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni. Sipas njoftimit zyrtar, disa shtetas kishin përshtatur ambiente të marra me qira për shfrytëzim prostitucioni. Ata promovonin aktivitetin e tyre në platforma online, ku ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash dhe disa celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për organizimin dhe komunikimin e veprimtarisë së paligjshme. Materialet tashmë i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe për ndjekje penale ndaj personave të përfshirë.

Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar krimet e kësaj natyre, duke apeluar gjithashtu për denoncime nga qytetarët mbi raste të ngjashme. Hetimet përfundojnë në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë publike.

Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar "Fee", goditet një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, 1 procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë (shtetas nga vendet e Amerikës Latine), për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni. Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fee". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit"; -Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni". Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit". Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme