Sociale 20 February 2025, 12:05 Nga VNA

Familja e 12-vjeçarit Leo Sadiku kërkon autopsi për përcaktimin e shkakut të vdekjes

Ndaje në Whatsapp
Familja e 12-vjeçarit Leo Sadiku kërkon autopsi për

Familjarët e Leo Sadikut, i cili ndërroi jetë më 8 janar në Pediatrinë e QSUT-së, kërkojnë kryerjen e autopsisë. Nëna e të miturit ka deklaruar për News 24 se dëshiron një autopsi për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes. Ata i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një shkresë më 3 shkurt, por nuk ka pasur ende asnjë veprim. 12-vjeçari u shtrua fillimisht në spitalin e Korçës më 28 dhjetor me shenja gripi. Pas një përmirësimi të përkohshëm, ai u rikthye në spital më 7 janar me simptoma të rënda. Ai u dërgua në Pediatrinë e QSUT-së, ku ndërroi jetë një ditë më pas. Sipas QSUT-së, shkaku i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme. Familjarët dyshojnë për neglizhencë nga ana e mjekëve dhe kërkojnë hetim të plotë. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve të përshpejtojnë procedurat për zbardhjen e së vërtetës. Prokuroria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për kryerjen e autopsisë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme