Sociale 18 February 2025, 09:54 Nga VNA

Bonusi i pranverës për pensionistët shtyhet për në mars

Ndaje në Whatsapp
Bonusi i pranverës për pensionistët shtyhet për në mars

Pensionistët nuk do ta marrin bonusin e pranverës gjatë muajit shkurt, ndryshe nga sa ishte premtuar më parë nga kryeministri Edi Rama. Burime nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se shpërndarja e shumës do të kryhet në mars për shkak të procedurave të brendshme, të cilat kanë penguar lëvrimin në kohë të pagesave.

Fillimisht, qeveria kishte deklaruar se bonusi prej 15,000 lekësh do të jepej në shkurt, pa pritur zgjedhjet. Por, siç ndodhi edhe në dhjetor, ndarja e pagesave do të bëhet sipas një grafiku të përcaktuar nga ISSH, që administron të dhënat e çdo përfituesi.

Nga kjo mbështetje financiare do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kategori të tjera që marrin pensione sociale. Në total, qeveria ka akorduar 6.3 miliardë lekë për këtë paketë mbështetëse, pas ndryshimit të tretë të buxhetit të vitit të kaluar.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme