Rajoni 2026-08-13 15:31:00 Nga VNA

Vuçiç nuk tërhiqet nga ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Do bëjmë hidrocentral, javën tjetër veprime konkrete

Ndaje në Whatsapp

Vuçiç nuk tërhiqet nga ideja për ndryshimin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka rikthyer në vëmendje çështjen e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke deklaruar se ekziston dokumentacion paraprak për projektin dhe se javën e ardhshme pritet të ngrihet një grup ekspertësh që do të merret me këtë çështje.

Gjatë vizitave në zona të ndryshme të Serbisë, Vuçiç iu përgjigj edhe reagimeve të ardhura nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera europiane. Sipas tij, nisma për ndërhyrjen në rrjedhën e lumit lidhet me një kërkesë të komunës së Novi Pazarit dhe disa organizatave lokale, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël.

“Ata ndoshta nisen nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt. Nuk kam asnjë koment për hipokrizinë e europianëve dhe të gjithë të tjerëve. Shpina e Nenad Rashkoviqit është fytyra e Albin Kurtit. Ai nuk ka qenë kurrë i interesuar për dialog”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb iu referua rastit të Nenad Rashkoviqit, një serb nga Kosova, i cili pretendon se është dhunuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës në fshatin Dren të Zubin Potokut. Autoritetet kosovare kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe ende nuk kanë publikuar përfundime, ndërsa rasti është shoqëruar me reagime të forta politike nga Lista Serbe dhe vetë Vuçiç.

“Nuk pashë asgjë qesharake në këtë. Gati sa nuk qava në një moment kur e takova, por kur pashë sa i fortë ishte ky njeri, atëherë u turpërova, kështu që disi e përmbajta veten dhe vazhdova bisedën me të”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiç pretendoi gjithashtu se Rashkoviq kishte pësuar disa fraktura në brinjë dhe dëmtime të tjera në trup.

Paralelisht me përplasjet me Prishtinën, presidenti serb vijon retorikën e ashpër edhe ndaj Malit të Zi. Qeveria në Podgoricë i është kundërpërgjigjur akuzave të tij për “tradhti” lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas deklarimeve të përfaqësuesve të partisë në pushtet në Podgoricë, Vuçiç po përpiqet të zhvendosë krizën e brendshme politike të Serbisë drejt vendeve të tjera të rajonit, duke krijuar tensione artificiale përmes deklaratave dhe provokimeve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news