Rajoni 2026-08-06 14:28:00 Nga VNA

Konstituohet Kuvendi i Kosovës: Deputetët betohen, Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike

Ndaje në Whatsapp

Konstituohet Kuvendi i Kosovës: Deputetët betohen, Kurti kërkon

Kuvendi i Kosovës ka nisur këtë të enjte seancën konstituive, e cila ka filluar pak pas orës 10:00 në ambientet e Parlamentit.

Seanca po drejtohet nga deputeti më i moshuar, Avni Dehari, në përputhje me procedurat parlamentare për mbledhjen e parë të legjislaturës së re. Gjatë zhvillimit të saj, deputetët e rinj kanë kryer edhe betimin e detyrës.

Në tekstin e betimit, deputetët zotohen se do ta ushtrojnë mandatin me përgjegjësi dhe përkushtim, duke përfaqësuar qytetarët e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtat e njeriut.

Pas betimit të deputetëve, seanca vijoi me diskutimet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se nevojitet më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike me partitë e tjera. Për këtë arsye, LVV nuk paraqiti ende kandidaturën e saj për postin e kryetarit të Kuvendit.

Mungesa e një propozimi konkret ka sjellë ndërprerjen e seancës konstituive, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me marrëveshjet mes forcave politike për formimin e strukturave drejtuese të Kuvendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news