Bota 2026-10-27 18:26:17 Nga VNA

Vrasja e Ilaria Sulës, Mark Samson dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Ilaria Sulës, Mark Samson dënohet me burgim të

Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, i riu që në mars të vitit 2025 vrau me thikë ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, dhe më pas hodhi trupin e saj, të futur në një thes, nga një greminë.

Samson, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit, u shpall fajtor për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 mars 2025 në Romë, ndërsa trupi i 22-vjeçares u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

Gjatë procesit gjyqësor, prokurorja Maria Perna deklaroi se vrasja nuk ishte një veprim i kryer në çast zemërimi. Sipas saj, Samson nuk ka shfaqur pendesë për atë që ka bërë dhe ka vazhduar të mendojë se Ilaria e meritonte fatin që pati.

“Ky nuk ishte një krim i kryer në vrullin e momentit”, deklaroi prokurorja gjatë fjalës së saj në gjykatë. Ajo shtoi se i pandehuri nuk kishte treguar të vërtetën dhe kishte vijuar të gënjente për të mos pranuar se vrasja ishte e paramenduar.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se vrasja ishte planifikuar dhe kryer me gjakftohtësi. Përveç paramendimit, ndaj Samsonit rëndonin edhe akuzat për motive të dobëta, për shkak të marrëdhënies sentimentale me viktimën, si dhe për fshehjen e trupit.

Ndërkohë, studentët e Universitetit “La Sapienza” në Romë i kanë dërguar një letër familjes së Ilaria Sulës, ku shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Në mesazh ata theksojnë se dhimbja e prindërve për humbjen e vajzës nuk mund të përshkruhet me fjalë, por duhet të shndërrohet në forcë për të kërkuar drejtësi dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e saj.

“Ilaria ishte një vajzë e mrekullueshme, e sjellshme, plot jetë, një bijë e mirë dhe një studente e përkushtuar”, thuhet në letrën e studentëve, të cilët nënvizojnë se ajo duhet të kujtohet për personin që ishte dhe jo për imazhin e shtrembëruar që mund të krijojë shoqëria. Universiteti, ku Ilaria studionte, është paraqitur si palë civile në procesin gjyqësor.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news