Opinion 2026-10-22 12:26:54 Nga VNA

Sherri në Parlament, spektakël politik i mazhorancës dhe opozitës për të ruajtur monopolin e pushtetit

Ndaje në Whatsapp

Sherri në Parlament, spektakël politik i mazhorancës dhe

Nga Fitim Zekthi

Skenat e sotme në Parlamentin shqiptar tregojnë vetëm ankthin e thellë të partive politike shqiptare. Ankth i shkaktuar nga humbja totale e besimit të njerëzve tek to dhe nga frika e humbjes së monopolit të pozitës dhe opozitës.

Revolta e shoqërisë shqiptare, njerëzit që janë në revoltë dhe ata që e përkrahin atë, njerëzit që janë të pakënaqur deri në revoltë kundër qeverisjes dhe kundër sistemit politik shqiptar, janë sot forca më e madhe politike në Shqipëri.

Kjo i ka bërë dy partitë të shpërthejnë në një skenë spektakli sherrnaje, jo sepse njëra ka më shumë dhembshuri se tjetra për shqiptarët e vuajtur apo të dhunuar, as sepse tjetra ka një urrejtje të vërtetë për korrupsionin, luksin dhe pasurinë e fituar me pushtet dhe kalbëzimin e politikës. Ato shpërthejnë në këto skena sepse, nëpërmjet këtij shpërthimi, mund të ruajnë, duan të ruajnë monopolin mbi pozitën dhe opozitën, duan të ruajnë statuskuonë, duan të tërheqin vëmendjen dhe duan t'i thonë shoqërisë shqiptare se nuk ka nevojë që ajo të përfaqësohet nga një politikë tjetër.

Shqipëria i ka përfaqësuesit e vet. I ka njerëzit që zihen, shahen e rrihen për popullin e gjorë, që janë gati të sakrifikohen për të. Prandaj populli duhet të rrijë i qetë, madje të shkojë në shtëpi.

Ishte jo vetëm perverse, por edhe diabolike e gjitha, por njëkohësisht ishte shumë profesioniste, shumë e koordinuar në mënyrë të vetvetishme si strategji. Sigurisht që ishte edhe një tmerr, një lemeri, një shëmti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news