Politika 2026-10-19 12:35:00 Nga VNA

Rama vijon propagandën për t’i dhënë zemër policisë: Pas premtimit për shpërblim, bën dhe video me motivim për efektivët që përplasen me të rinjtë

Ndaje në Whatsapp

Rama vijon propagandën për t’i dhënë zemër

Kryeministri Edi Rama vijon propagandën mediatike për t’i dhënë zemër Policisë së Shtetit, e cila është vendosur në vijën e parë të përplasjeve me studentët dhe gjimnazistët protestues. Pas premtimit të mëngjesit për një shpërblim prej 2500 eurosh, kreu i qeverisë ka shpërndarë një tjetër video me muzik dhe mesazh inkurajues për efektivët, këtë herë duke i shpallur mbrojtës të ëndrrës europiane të Shqipërisë.

“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. “Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

Por mbetet e paqartë se sa mund të ndikojnë këto lavdërime te efektivët që duhet të përballojnë gurët, tensionet dhe zemërimin e qytetarëve, ndërsa në anën tjetër të kordonit policor qëndron një qeveri e përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion.

Edhe premtimi për 2500 euro shpërblim ngre pikëpyetje serioze për besueshmërinë e tij. Vështirë të ngjallë entuziazëm një shumë e tillë, kur qeveria është kritikuar për mosshlyerjen e pagesave që u takojnë punonjësve të policisë për orët shtesë të punës.

Megjithatë, lëvdatat dhe motivimi i kryeministrit tregon se përveçse nuk ka ndërmend të dëgjoj të rinjtë, por po e nxit akoma më shumë dhunën mes policisë dhe protetsuesve.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news