Rajoni 2026-02-09 10:58:00 Nga VNA

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për ish-krerët e

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjatë seancës ku ka nisur faza përfundimtare e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kërkesa për dënimin është paraqitur nga kryeprokurorja Kimberly West gjatë fjalëve përfundimtare. Sipas saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon dënim për persona konkretë dhe jo për strukturat e UÇK-së, duke kërkuar që secili prej të akuzuarve të shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, me dënim prej 45 vitesh burg, bazuar në kontributet individuale të secilit.

Prokuroria theksoi se akuzat lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke i cilësuar ato si shumë të rënda në natyrë. Sipas saj, pesha e këtyre krimeve nuk zbehet me kalimin e kohës dhe mbetet e rëndë edhe sot.

Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet si një nga proceset më të mëdha gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news