Rajoni 2026-02-25 21:15:29 Nga VNA

Kandidati i LVV për president? Flet për herë të parë Murat Jashari: Nuk kam ambicie politike, është barrë e madhe…

Ndaje në Whatsapp
Kandidati i LVV për president? Flet për herë të parë

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi sot i vetmi kandidat për president që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.

"Deri tani të vetmit emra që kanë Konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një President nga familja e nderuar Jashari”, tha Konjufca, pa specifikuar se cili prej anëtarëve të kësaj familje mund të ishte kandidat për President.

Nga familja Jashari, për herë të parë, është deklaruar Murat Jashari, jurist dhe profesor. I përfolur si kandidati i “preferuar” i Vetëvendosjes, Jashari ka mohuar të jetë duke e konsideruar që të ngjitet në postin e të parit të shtetit.

“Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dalë për prononci. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti.

E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…Zot na ruaj nga një lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë të mos sakrifikoj për këtë vend. Ama jo të keqpërdoret emri i familjes Jashari”, tha për mediat vendase.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news