Kronika 2026-10-07 12:45:00 Nga VNA

Pesë të dënuar në çështjen e “call center”-ave kërkojnë shtyrjen e ekzekutimit të vendimit

Ndaje në Whatsapp

Pesë të dënuar në çështjen e “call

Vetëm dy ditë pasi Apeli i Posaçëm shpalli vendimin ndaj anëtarëve të grupit të Bruno Çobos, në çështjen e njohur të “call center”-ave, pesë prej të dënuarve i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Sipas të dhënave, kërkesa është paraqitur nga Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimi, Greta Pepa, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu, të dënuara secila me nga 6 vite e 8 muaj burg.

Në kërkesën e tyre, të dënuarat kanë paraqitur si argument rrethanat familjare dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Objekti i kërkesës është “shtyrja e ekzekutimit të vendimit, kur vuajtja e menjëhershme mund të ketë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen”.

Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse plotësohen kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të dënimeve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news