Kronika 2026-10-07 08:59:26 Nga VNA

Gara për kryeprokurorin e Vlorës, GJEDNJ zbulon shkelje në përjashtimin e Albert Kuliçit

Ndaje në Whatsapp
Gara për kryeprokurorin e Vlorës, GJEDNJ zbulon shkelje në

Një tjetër vendim i Gjykatës së Strasburgut që lidhet me prokurorin Albert Kuliçi ka zbuluar probleme në sistemin e drejtësisë në vend.

Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të Nenit 6/1 të Konventës sa i përket të drejtës për qasje në gjykatë.

Mosmarrëveshja e ka origjinën në procedurën e rekrutimit të zhvilluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në vitin 2020 për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Prokurori Albert Kuliçi, që nuk mundi ta fitonte postin, kërkoi shqyrtimin gjyqësor të procesit të vlerësimit dhe renditjes përfundimtare. Ai ngriti pretendimet mbi përmbushjen e kritereve ligjore dhe metodologjinë e pikëzimit nga ana e KLP-së.

Gjykata Administrative e Apelit, e mbështetur më pas nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, e rrëzoi padinë kryesisht e Albert Kuliçit, duke vlerësuar se kërkuesi nuk gëzonte legjitimim procedural për të kundërshtuar vlerësimin e bërë për një kandidat tjetër dhe se procesi hynte në diskrecionin administrativ të KLP-së.

GJEDNJ-ja, në vendimin e saj, thekson se mospërfshirja e meritës së ankesave në shqyrtim gjyqësor e ka cenuar në thelb të drejtën e qasjes në gjykatë.

Ky vendim i Strasburgut ndikon në të ardhmen për karrierën e magjistratëve. Si dhe përfshirë garën për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi përforcon sigurinë juridike dhe garantuar se çdo etapë e vlerësimit mbetet e hapur ndaj kontrollit gjyqësor në mbrojtje të meritokracisë dhe besimit publik te sistemi i drejtësisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news