Bota 2026-10-23 20:42:25 Nga VNA

Italia blindon qytetet me mijëra policë e ushtarë, protestuesit sfidojnë qeverinë: E vendosim ne ku dhe kur do të dalim

Ndaje në Whatsapp
Italia blindon qytetet me mijëra policë e ushtarë, protestuesit

Italia është në alarm për protestat e së shtunës, 24 tetor, ndërsa autoritetet kanë mobilizuar mijëra forca policore dhe ushtarake për të parandaluar përsëritjen e dhunës së fundjavës së kaluar.

Sipas gazetës La Repubblica, Lëvizja 17 Tetori ka njoftuar anulimin e marshimeve të planifikuara, por jo të protestave. Organizatorët kanë vendosur të ndryshojnë strategji, duke i mbajtur të fshehta vendndodhjet e grumbullimeve deri në momentet e fundit.

“Sheshi është i yni. Nuk na ndalën me ligje, nuk do të na ndalojnë as me automjete të blinduara. Ne do t’ju tregojmë ku dhe kur do të dalim”, thuhet në komunikatën e lëvizjes.

Sipas planit të ri, të shtunën në orën 14:30 do të shpallen tri pika grumbullimi në secilin qytet, ndërsa në orën 15:30 protestuesit do të orientohen drejt një vendndodhjeje të përbashkët.

Milano do të jetë qyteti me masat më të forta të sigurisë, ku do të dislokohen të paktën 1 mijë policë dhe karabinierë, 300 policë bashkiakë dhe 500 parashutistë. Kontrollet do të përfshijnë stacionet hekurudhore, përdorimin e dronëve dhe njësitë e ndërhyrjes së shpejtë.

Në Firence, markat luksoze po përgatiten të mbyllin dyqanet, ndërsa në Xhenova autoritetet druhen nga infiltrimi i grupeve të dhunshme që mund të mbërrijnë nga Franca. Masa të përforcuara janë marrë edhe në Romë, Torino, Bolonja, Napoli dhe Palermo.

Ndërkohë, policia italiane ka kryer kontrolle ndaj rreth 100 personave, përfshirë 51 të mitur, të dyshuar për përfshirje në trazirat e 17 dhe 18 tetorit.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka deklaruar se pas dhunës mund të qëndrojnë një ose disa rrjete të organizuara në nivel kombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Matteo Salvini ka propozuar heqjen e ndihmave publike për prindërit e të rinjve që përfshihen në akte dhune.

Tensionet janë përshkallëzuar pas miratimit të një dekreti të ri sigurie, që parashikon deri në pesë vjet burg për dhunën e organizuar gjatë manifestimeve. Lëvizja 17 Tetori e cilëson këtë masë një goditje autoritare ndaj protestuesve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news