Bota 2026-10-23 08:20:50 Nga VNA

Trump kërcënoi se do t’i shkarkonte, dy këshilltarët e tij dhurojnë për bibliotekën presidenciale paratë e fituara nga puna për qeverinë proruse në Ballkan

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënoi se do t’i shkarkonte, dy këshilltarët e

Nga Kit Maher, CNN

Dy këshilltarët e lartë politikë të presidentit amerikan Donald Trump, James Blair dhe Chris LaCivita, kanë dhuruar për bibliotekën presidenciale të Trumpit paratë që fituan në fillim të këtij muaji nga puna e tyre në Ballkan, në shërbim të një qeverie proruse.

«Po, është e vërtetë që dhuruam të gjithë shumën që morëm si pagesë. E dua Presidentin dhe do t’i jem përjetësisht mirënjohës për mundësitë që më ka dhënë. Të kontribuoj në ruajtjen e trashëgimisë së tij të madhështisë është një nder për mua!», shkroi Blair në platformën X, në përgjigje të një artikulli të New York Post, që ishte e para media që raportoi për donacionet.

Edhe LaCivita duket se e konfirmoi dhurimin e parave për bibliotekën e Trumpit, duke shkruar:

«Ruajtja e trashëgimisë dhe historisë së @realDonaldTrump është një nder dhe një vendim që nuk kërkon asnjë mendim të dytë!»

Në fillim të këtij muaji, Trump kishte deklaruar se do t’i shkarkonte Blair dhe LaCivita nga rolet e tyre si këshilltarë politikë, nëse puna që kryenin për klientë të tjerë do të rezultonte se krijonte konflikt interesi.

«Ata lejohen të punojnë edhe për të tjerë, ashtu si të gjithë konsulentët në Uashington. Nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, pasi ta shqyrtoj këtë çështje, do t’i pyes dhe, nëse ka konflikt interesi, do t’i shkarkoj menjëherë!», shkroi Trump në atë kohë.

The New York Times raportoi se dy këshilltarët kishin udhëtuar në Ballkan përpara zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë.

Sipas gazetës amerikane, Blair dhe LaCivita «u paguan secili me qindra mijëra dollarë përmes një firme ligjore me seli në Uashington, e cila ishte kontraktuar nga qeveria e Republikës Srpska për të ofruar këshillim mbi çështjet zgjedhore».

Republika Srpska është entiteti me shumicë serbe brenda Bosnjë-Hercegovinës, qeveria e të cilit ka mbajtur qëndrime proruse.

Shuma e saktë e dhuruar për bibliotekën presidenciale të Trumpit mbetet e paqartë.

CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar një koment.

Më herët, CNN kishte raportuar se Trump ishte «shumë i zemëruar» nga artikulli i The New York Times, sipas një republikani me përvojë, i cili është në kontakt me presidentin.

James Blair drejton superkomitetin e veprimit politik të Trumpit, MAGA Inc., dhe është ngarkuar të udhëheqë strategjinë e presidentit për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.

Chris LaCivita është këshilltar i lartë në MAGA Inc.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news