Histori të harruara 2026-02-22 22:25:00 Nga VNA

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj për ta dënuar qytetarin” – Zbardhja e debatit të Byrosë Politike pas rrëzimit të monumentit të Enverit

Ndaje në Whatsapp

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj

Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike, zhvilluar në ditët pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, zbardh një klimë alarmi, konfuzioni dhe, mbi të gjitha, pranimi të heshtur të humbjes së kontrollit.

Në diskutim, Ramiz Alia e cilëson situatën si pjesë të një “skenari të përgatitur”, duke theksuar se ngjarjet në Durrës, Vlorë, Shëngjin e pika të tjera nuk janë spontane. “Skenare të tillë do të vazhdojnë edhe më tej. Kjo është një luftë e madhe politike”, shprehet ai, duke e vendosur rrëzimin e monumentit në kuadrin e një përballjeje të organizuar kundër Partisë.

Adil Çarçani thekson se gjithçka nisi me vandalizmat në Durrës dhe vijoi me “grumbullime masive të njerëzve për të ikur jashtë”, duke sugjeruar se situata është “e sinkronizuar dhe e drejtuar nga një qendër jashtë dhe brenda vendit”. Ai përmend edhe grumbullime në Seman, ku njerëzit “prisnin gjëja traget”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj eksodit masiv drejt Italisë.

Por ndërsa diskutohet për “armiq” dhe “qendra të organizuara”, procesverbali nxjerr në pah një moment shumë më domethënës. Ramiz Alia pranon hapur:
“Qytetari ka të drejtë edhe të mos bindet, se faktikisht nuk kemi ligj për ta dënuar.”

Një fjali që përmbys logjikën e një regjimi të ndërtuar mbi frikën dhe ndëshkimin. Në prag të zgjedhjeve pluraliste, drejtuesit e lartë pranojnë se instrumentet e kontrollit nuk funksionojnë më.

Diskutimi prek edhe krizën e brendshme të Partisë. Pranohet se Komiteti Qendror “nuk ka qenë aktiv”, se përbërja e tij ka qenë problematike dhe se pas vdekjes së Enver Hoxhës u zgjodh një vijë “vazhdimësie” që në praktikë rezultoi e gabuar. “Në praktikë vepruam gabim”, thuhet në mbledhje, duke pranuar se struktura e vjetër nuk i përgjigjej më kërkesave të kohës.

Në një tjetër shkëmbim domethënës, Çarçani thotë: “Primarja është ekonomia.”
Ramiz Alia përgjigjet shkurt: “Aty është jeta.”

Kriza ekonomike, eksodi masiv, mungesa e kontrollit ligjor dhe përçarjet e brendshme – të gjitha bashkohen në këto faqe që dëshmojnë se rrëzimi i monumentit nuk ishte thjesht një akt simbolik kundër figurës së Enver Hoxhës. Ishte momenti kur vetë Byroja Politike e kuptoi se sistemi që kishte ndërtuar për dekada po shpërbëhej para syve të saj.

Procesverbali nuk është vetëm dëshmi e një debati politik. Është dokumenti i një pushteti që për herë të parë flet si i rrethuar – dhe jo si i padiskutueshëm.

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj

“Është skenar i përgatitur… por nuk kemi ligj

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news