Histori të harruara 2026-01-22 16:29:00 Nga VNA

Letra që kërkoi rikthimin e kishave: Kur diaspora ortodokse i shkroi Ramiz Alisë për ringritjen e Kishës Autoqefale (janar 1991)

Ndaje në Whatsapp

VNA sjell këtë herë në rubrikën “Histori të harruara” një dokument arkivor të janarit 1991, që dëshmon një nga përpjekjet e para serioze për rikthimin e jetës fetare në Shqipëri pas dekadash ndalimi total.

Në një moment kur vendi po dilte nga izolimi komunist dhe feja sapo po njihej sërish me ligj, Kryepeshkopata Orthodhokse Shqiptare në Amerikë i dërgoi një letër zyrtare Presidentit Ramiz Alia, duke kërkuar hapjen e kishave dhe krijimin mbi baza të qëndrueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Letra mban datën 19 janar 1991 dhe është firmosur nga Artur E. Liolin, Kryetar i Kishës, me bekimin dhe përkrahjen e Metropolitan Theodosius, locum tenens i Kryepeshkopatës Shqiptare në Amerikë.

Letra që kërkoi rikthimin e kishave: Kur diaspora ortodokse i shkroi

I dashur Z. President,

“Në dritën e ndryshimeve kushtetuese të shpallura për lejimin e krijimit të institucioneve fetare, do të dëshiroja t’ju informoj lidhur me angazhimin tonë për të afirmuar nevojën e krijimit mbi një bazë të qëndrueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Letra që kërkoi rikthimin e kishave: Kur diaspora ortodokse i shkroi

Gjithashtu, dëshirojmë të ndihmojmë Kishën Ortodokse në Shqipëri, duke ofruar konsultim dhe bashkëpunim me agjencitë përkatëse qeveritare, në fushat e ndihmës humanitare, zhvillimit shpirtëror dhe drejtimit liturgjik, për të mirën e besimit dhe të kombit shqiptar.

Me lutjet tona për një përgjigje të favorshme, mbetem me respekt,

Artur E. Liolin”

Letra që kërkoi rikthimin e kishave: Kur diaspora ortodokse i shkroi

Përgjigjja e Ramiz Alisë (26 janar 1991)

“Shumë i nderuari Artur E. Liolin,

Lexova me respekt letrën që më dërguat. E vlerësoj interesimin që si patriot tregoni për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në kushtet që feja dhe institucionet fetare në vendin tonë u njohën me ligj, është e drejtë që besimtarët të mendojnë edhe për organizimin e tyre. Mirëpo, duke qenë se së shpejti do të miratohet Kushtetuta, çështja që ngrini do të zgjidhet pas kësaj, edhe për besimet e tjera fetare. Miratimi i Kushtetutës do të krijojë kushte për bashkëpunim me ju dhe për kishën që kryesoni.

Ju përshëndes,

Ramiz Alia

Tiranë, 26.01.1991”

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news