Bota 3 June 2025, 22:07 Nga VNA

Elon Musk përplas derën pas dorëheqjes: “Projektligji i Trump, një turp kombëtar!

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk përplas derën pas dorëheqjes: “Projektligji i

Vetëm pak ditë pas largimit të tij nga administrata amerikane, miliarderi dhe sipërmarrësi Elon Musk ka reaguar me tone të ashpra kundër projektligjit të ri të Presidentit Donald Trump, që parashikon lehtësime të ndjeshme tatimore dhe shkurtime të mëdha në shpenzimet publike.

Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Musk nuk i kurseu kritikat ndaj Kongresit dhe mbështetësve të ligjit, duke shkruar:

“Më vjen keq, por nuk mund të duroj më. Ky projektligj skandaloz dhe me shpenzime të panevojshme të Kongresit, është një neveri e turpshme. Turp për ata që e votuan. Ju e dini që vepruat gabim.”

Projektligji, i cili kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve muajin e kaluar me një shumicë të ngushtë, është përballur me kundërshtime të forta edhe nga ekspertë të fushës ekonomike. Zyra e Pavarur e Buxhetit të Kongresit ka paralajmëruar se iniciativa do t’i shtojë mbi 3.8 trilionë dollarë borxhit federal, i cili aktualisht ka arritur shifrën alarmante prej 36.2 trilionë dollarësh.

Musk ndau të njëjtin shqetësim, duke shtuar:

“Ky projektligj do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme deficitin buxhetor dhe do të rëndojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm.”

Reagimi i fortë i Musk vjen pak ditë pas dorëheqjes së tij nga një rol strategjik në administratën e Trump. Ai ishte emëruar nga presidenti për të udhëhequr një departament të posaçëm, me mision të ulte shpenzimet dhe të riste efikasitetin në strukturat federale. Megjithëse ndërhyri në disa agjenci dhe nisi disa reforma, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë, Musk nuk arriti të përmbushte pritshmëritë dhe zgjodhi të largohej.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë për mediat, theksoi se:

“Presidenti Trump është në dijeni të qëndrimit të z. Musk. E respekton mendimin e tij, por puna për të finalizuar projektligjin do të vazhdojë.”

Aktualisht, projektligji ndodhet në duart e Senatit amerikan, ku republikanët e afërt me Trump mbajnë shumicën. Sipas vlerësimeve të analistëve politikë në Uashington, projektligji pritet të votohet brenda muajit të ardhshëm. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që versioni final të pësojë disa ndryshime, për të adresuar shqetësimet që kanë dalë në pah nga publiku dhe nga vetë pjesëtarë të Partisë Republikane.

Kujtojmë se Elon Musk është një nga zërat më të fuqishëm në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes në SHBA, dhe komentet e tij shpesh ndikojnë jo vetëm në opinionin publik, por edhe në dinamikat politike e ekonomike të vendit. Kjo përplasje me ish-presidentin Trump pritet të ketë jehonë të gjerë në ditët në vijim.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme