Politika 17 October 2024, 10:43 Nga VNA

Elda Hoti dyshohet se hodhi benzinë/ Ministri i Brendshëm paralajmëron për kallëzim penal

Ndaje në Whatsapp
Elda Hoti dyshohet se hodhi benzinë/ Ministri i Brendshëm

Deputetja Elda Hoti ka shkaktuar tension në sallën e Kuvendit të Shqipërisë pasi hodhi një material të lëngshëm drejt deputetëve gjatë seancës parlamentare. Hoti nxori dy shishe nga çanta dhe spërkati tapetin e sallës, duke pretenduar se materiali ishte parfum. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga Garda të verifikojë natyrën e lëngut të hedhur.

Ngjarja u shoqërua me reagime të forta nga deputetët, ku ministrja Elisa Spiropali akuzoi deputeten për sjellje të rrezikshme dhe pretendoi se lëngu mund të ishte benzinë, duke theksuar se veprimi i saj përbën rrezik për jetën e deputetëve.

“Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë. Ndihen të kërcënuar nga ju. Ka kallëzim penal dhe SPAK duhet të merret me ju,” tha Spiropali, duke e përjashtuar Hotin nga seanca.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës. Ky paralajmërim i Hoxhës vjen pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë. Ai tha se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

"Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimsh", tha ai.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme