Kronika 26 February 2025, 12:20 Nga VNA

Dumani i përgjigjet politikës: Asnjë ndikim i jashtëm nuk do të cenojë SPAK

Ndaje në Whatsapp
Dumani i përgjigjet politikës: Asnjë ndikim i jashtëm nuk do

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka theksuar se, megjithë sfidat me të cilat përballet SPAK, institucioni do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet dhe pa lejuar ndikime të jashtme. Dumani garantoi se forcën hetimore të SPAK nuk do ta dobësojë asnjë ndikim i jashtëm, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është një sfidë për institucionin, por besimi te reforma në drejtësi po rritet. Ai kërkoi bashkëpunim mes prokurorëve, policisë dhe agjencive të tjera për të përmbushur misionin e SPAK.

"Jemi në fazën e konsolidimit të institucionit, Besimi tek reforma në drejtësi po rritet, ka sifda por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrë me integritet. Kërkohet bashkëpunim mes prokurorëve, policisë, agjencive të inteligjencës dhe institucioneve të tjera.

Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK dhe përkushtimi i tyre për hetime komplekse dhje çështje që respektojnë të gjitha palët. Garantojmë se çdo lloj ndikimi i jashtëm nuk do të cenojë as dobësoje forcën tonë hetimore në përmbushje të të ligjeve dhe misionit përballë shoqërisë."

Ai shtoi se në rastet e korrupsionit, përpos arrestimit, duhet edhe hetimi pasuror dhe konfiskim, nëse pasuria është vënë vendosur në mënyrë të paligjshme. Kemi rritur numrin e çështjeve të hetuara për pastrim parash. Po hetojmë dhe krimin kibernetik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme