Bota 5 November 2024, 19:16 Nga VNA

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij hedhin votën në kuti: Kam dëgjuar që po ecim mirë

Ndaje në Whatsapp

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në Palm Beach për të votuar, së bashku me gruan e tij, Melania. I veshur me një kapele të kuqe, ai ndaloi për të folur me mediat, duke thënë se ishte i nderuar për radhët e gjata të votuesve konservatorë dhe republikane.

“Kam qenë shumë i nderuar që kam kuptuar se radhët janë të gjata, radhët konservatore, ato republikane janë shumë të gjata”.

Ai vazhdon duke thënë se ata u kthyen në Florida “shumë vonë mbrëmë” pas “katër mitingjeve të pabesueshme” dhe shton: “Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”.

Trump shtoi duke thënë se ndihet “shumë i sigurt” për shanset e tij në këto zgjedhje, duke thënë se ai hyri në ditën e zgjedhjeve sot “me një epërsi shumë të madhe“.

 

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme