Opinion 4 June 2025, 17:23 Nga VNA

Burgu i Spaçit dhe Ora e Babait

Ndaje në Whatsapp
Burgu i Spaçit dhe Ora e Babait

Nga Agim Xhafka

Restaurimi i i Burgut të Spaçit më sjell ndër mend orën e vjetër të babait. Që prej vitesh, që kur ai ndërroi jetë, e kam lënë shtrirë mbi komo si një relike që më ngjall kujtime, ah sa kujtime, sapo ia hedh sytë. Rripi i vjetër, i holluar vende-vende, me atë lëkurën e rrjepur më flet edhe si radio, edhe si televizor. Nga që më bujisin fytyrimet lumë. Edhe me zë, edhe me figurë. Kaq herë gruaja dhe vajzat më kërkojnë t’ia ndërroj xhamin e krisur, rripin e rrjepur, dëmtimet si “plagë” që i ka marrë ndër mote. Por unë nuk pranoj. Kursesi. Ua hedh poshtë me shpjegimin e thjeshtë: -Sahatin po e restaurova, po e zbukurova, po e rregullova do të më tregojë veç sa është ora. Nuk do më flasë më për babain tim.Se te ai xhami i krisur dhe te ai rripi me lëkurë të rrjepur “flenë” ngazëllimet dhe malli im për të.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme