Sociale 30 July 2026, 09:06 Nga VNA

Brataj apel mjekëve: Dilni në rrjetet sociale për të luftuar dezinformimin e sharlatanët, heshtja nuk është zgjidhje

Ndaje në Whatsapp

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skender Brataj, u bën thirrje publike të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që të bëhen më aktivë në rrjetet sociale për të mbrojtur qytetarët nga këshillat e rrezikshme dhe pseudoshkenca. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Brataj nërmend se përballja me kritikat apo sulmet online vlen të përballet, pasi shëndeti i publikut mbrohet jo vetëm në spital, por edhe te informacioni që qytetarët konsumojnë çdo ditë në platformat digjitale.

....
Në një kohë kur rrjetet sociale janë kthyer në burimin kryesor të informacionit për një pjesë të madhe të shoqërisë, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skender Brataj, ka lëshuar një apel mjaft të fortë drejtuar komunitetit mjekësor në vend.

Sipas Dr. Bratajt, prania e bluzave të bardha në platformat digjitale nuk duhet të shihet si një mjet për përfitime personale apo promovim klinikash, por si një detyrë qytetare e shkencore për të edukuar publikun.

"Mjekët duhet të jenë më të pranishëm në rrjetet sociale! Jo për famë. Jo për të mbushur klinikat e tyre. Jo për të shtuar numrin e vizitave apo ndërhyrjeve. Por për të luftuar dezinformimin, për të edukuar qytetarët dhe për ta afruar shkencën me njerëzit, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, por gjithmonë të mbështetur në prova shkencore," shprehet Brataj.
Kreu i Urgjencës Kombëtare ngre shqetësimin se hapësira digjitale po zihet nga individë pa kompetencat e nevojshme, të cilët rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve përmes përhapjes së miteve.

"Sot, rrjetet sociale janë kthyer në një nga burimet kryesore të informacionit shëndetësor. Fatkeqësisht, aty gjejnë hapësirë edhe njerëz që flasin me shumë siguri, por pa njohuritë dhe kompetencat e nevojshme. Ata japin këshilla për shëndetin e miliona njerëzve, shpesh duke përhapur mite, frikë dhe informacione të rrezikshme."
Ndërsa pranon se ekspozimi publik i përball profesionistët me sulme e keqkuptime, Brataj nërmend se tërheqja apo heshtja nga ana e ekspertëve i lë fushë të lirë mashtruesve.

"Të dalësh në rrjetet sociale si profesionist shëndetësor nuk është gjithmonë e lehtë. Do të përballesh me kritika, sharje, ofendime, sulme dhe keqkuptime... Megjithatë, heshtja nuk është zgjidhje. Sa më shumë zëra të besueshëm të ketë në rrjet, aq më pak hapësirë do të mbetet për sharlatanët, pseudoshkencën dhe dezinformimin."
Mesazhi i tij u adresua gjerësisht ndaj mjekëve, studentëve, infermierëve, farmacistëve, psikologëve dhe kërkuesve shkencorë, duke i kujtuar se betaja për shëndetin sot bëhet edhe në hapësirën informative.

"Shëndeti i qytetarëve mbrohet jo vetëm në spitale dhe klinika, por edhe aty ku formohen bindjet e tyre, në informacionin që lexojnë çdo ditë," përfundon Dr. Brataj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme