Politika 26 February 2025, 11:53 Nga VNA

BE sfidon Ramën për Reformën në Drejtësi, mbështet punën e SPAK dhe GJKKO

Ndaje në Whatsapp
BE sfidon Ramën për Reformën në Drejtësi, mbështet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në tryezën organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Në këtë tryez ishin të pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i GJKKO, Erion Bani.

Gonzato theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi” - tha Gonzato.

Për ironi, tryeza u mbajt në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama po zhvillonte takim me grupin parlamentar të PS, nga ku i dërgonte mesazhe të tjera drejtësisë se forca politike që ai drejton është garancia e vetme që drejtësia e re të vazhdojë punën.

Duket sikur aktiviteti në hotel “Rogner” është një sfidë ndaj deklaratave të Ramës. Ose në rastin më të mirë, një përgjigje për çdo skeptik se SPAK dhe GJKKO përveç besimit të qytetarëve shqiptarë, kanë edhe mbështetjen e Bashkimit Europian në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme