Sociale 14 July 2026, 08:42 Nga VNA

Apeli ndryshon masën e sigurisë për rojen e arrestuar pas dhunës në Zvërnec, një tjetër mbetet në burg

Ndaje në Whatsapp

fdfdfd.png

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një prej punonjësve të sigurisë private të arrestuar pas përplasjeve me protestuesit në Zvërnec, më 29 maj. Gazmend Vathi, i cili ishte lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, do të vijojë masën “arrest në shtëpi”, ndërsa për Artur Granin Apeli la në fuqi masën “arrest në burg”.

Ndërkohë, vijon shqyrtimi i ankimit për pronarin e kompanisë “Major Security”, Geraldo Biba. Përplasjet në Zvërnec u shoqëruan me reagime të forta publike, pasi një qytetar u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private, në prani të efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa ndaj protestuesve u përdor edhe spraj piper.

Ngjarja solli shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, ndërsa më pas në zonë nisën një seri protestash që vijojnë ende.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme