Histori të harruara 1 February 2025, 15:45 Nga VNA

Akile Tasi, një tjetër varr pa emër në oborrin e burgut të Burrelit 

Ndaje në Whatsapp
Akile Tasi, një tjetër varr pa emër në oborrin e burgut

- Në tregimet e nipit të tij, Lekë Tasi.

"Akilenë, pas Maliqit e çuan në Burrel, në atë repart shpirtrash në venitje që fikeshin në gjysmerrësirë. Vdiq aty nga ceroza mbas 17 vjetësh burgim, në janar të vitit 1961, duke lënë kujtimet më të mira te të burgosurit, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar këdo që donte të mësonte anglishten. Në kohën që u sëmur, babai i Lekës nuk ndodhej në Burrel, sepse e kishin sjellë në Tiranë për ta operuar. Sapo vëllai u nis drejt Tiranës, Akile u përkeqësua. Kur Koço Tasi u kthye në Burrel, e gjeti të vëllanë të varrosur. Familja i kishte çuar ilaçe, por nuk arriti ta shihte edhe një herë të gjallë. Nga drejtoria e burgut u shkoi një telegram, ku njoftoheshin se njeriu i tyre kishte vdekur." Lekë Tasi thotë se shkoi të shihte vendin ku e kishin vënë, por nuk ia treguan. “Kështu u shtua edhe një varr pa emër në një oborr të mënjanuar brenda telave. Kemi marrë vesh vetëm që ditët e fundit, shërbimin Akilesë ia bënë dy djem që vuanin dënime të gjata, Agim Llanaj dhe Tomorr Dosti”, rrëfen Lekë Tasi në kujtimet e tij. Më 30 janar 1961, në burgun e Tiranës, u shua Akile Tasi, një nga figurat e shquara të kulturës shqiptare. I lindur në Leusë të Përmetit më 1891, u shkollua në SHBA dhe bashkëpunoi me Fan Nolin e Faik Konicën në Federatën “Vatra” dhe gazetën “Dielli”. Pas kthimit në Shqipëri, drejtoi Bibliotekën Kombëtare (1932-1941), u zgjodh deputet (1943) dhe u emërua Ministër i Kulturës Popullore (1944). Me ardhjen e komunistëve në pushtet, refuzoi të largohej nga atdheu dhe u arrestua, duke u dënuar me 20 vite burg. Vuajti në kampet dhe burgjet më të rënda të diktaturës, ku edhe ndërroi jetë i braktisur dhe i harruar. Historia e tij mbetet një dëshmi e persekutimit dhe një simbol i qëndresës intelektuale.

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme