Sociale 7 April 2025, 13:45 Nga VNA

28 vjeçari humbet pa gjurmë në bjeshkë, nis kërkimet

Ndaje në Whatsapp
28 vjeçari humbet pa gjurmë në bjeshkë, nis kërkimet

Ajet Lleshi, 28 vjeç, ka humbur kontaktet pasi kishte dalë në bjeshkë për të prerë dru. Në një moment, ai e ka kuptuar se kishte humbur orientimin dhe nuk arrinte të kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Kishaj të Hasit. I riu ka telefonuar babanë për ndihmë, i cili menjëherë ka lajmëruar policinë.

Që prej orëve të para pas alarmit, një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me policinë dhe banorët e zonës, ka nisur kërkimet për të.

“OPERACION! Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të kërkim-shpëtimit në qarkun e Kukësit, në fshatin Kishaj. Për më shumë informacione do të njoftoheni me kohë,” thuhet në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook të ShKShMK.

Deri tani, kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. Fatkeqësisht, moti i keq gjatë ditës së djeshme me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ka vështirësuar ndjeshëm operacionin e kërkimit.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme