Kronika 25 Gusht 2024, 19:00 Nga VNA

Zyrtari i policisë Agustin Cinari, pjesë e grupit kriminal Copja, SPAK: Informonte për lëvizjet e kundërshtarëve. Franc Copja i kërkoi vrasjen e Nuredin Dumanit, Cinari: Vetëm mund ta arrestoj

Ndaje në Whatsapp
Zyrtari i policisë Agustin Cinari, pjesë e grupit kriminal Copja,

Agustin Cinari, punonjës i policisë pranë drejtorisë vendore të Policisë në Durrës akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Franc e Hajdar Copjas, kundërshtarët e përbetuar të Erjon Alibej i njohur me nofkën Krymi.

Cinari akuzohet nga SPAK për akuzat e shpërdorimit të detyrë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar criminal.

Nga hetimet ka rezultuar se ai informonte Franc Gergely alias Copja për të gjitha hyrjet daljet në TIMS të Erjon Alibej dhe të Arjan Spahiut, ky i fundit i njohur si Arjani i Vogël, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Franc Copja është ekstraduar nga Dubai në Belgjikë, pasi dyshohet se urdhëroi vrasjen e Spahiut.

Sipas SPAK, Cinari informonte grupin kriminal Copja, edhe për lëvizjet e familjarëve të Erjon Alibej, si dhe të gjithë aksionet e policisë.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi Cinari dyshohet se është përfshirë në trafikun e narkotikëve, për shkak se dyshohet ti ketë kërkuar Franc Copjas, sasi droge për lidhjet e tij jashtë vendit. Droga do të shpërndahej në veri të Italisë. Ndërsa, dyshohet se me urdhër të Franc Copjas, oficeri i policisë Cinari ka marrë dhe trasportuar para sipas porosive që merrte nga kreu i grupit. Ai dyshohet se ka dërguar shumën prej 25.000 Eurove afër Casa Italias dhe kodi për këto para do të ishte Prada. Hetuesit thonë se Cinari ka aksesuar në sistemin e-gjoba për target e disa automjeteve dhe ia ka përcjellë të dhënat Franc Copjas. Dyshohet se ai me porosi të Franc Copjas ka ndikuar tek punonjësit e burgut të Durrësit për ti dërguar një telefon me aplikacionin  Sky Ecc Altin Ndocit, një prej anëtarëve të grupit kriminal Copja. Në 2020, Franc Gërgeli alias Copja kërkonte me cdo kusht kokën e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Për këtë ai ka komunikuar me zyrtarin e policisë, Agustin Cinari, por ky i fundit i është përgjigjur se vetëm mund ta arrestonte Dumanin, por vrasje smund ta kryente.

Grupi criminal Copja u godit së fundmi nga SPAK, ku pas shumë hetimesh, u firmosën 35 urdhër arreste.

Franc Copja ndodhet në burg në Belgjikë pas ekstradimit nga Dubai, ndërsa i vëllai Hajdar Copja, i njohur si Dari i Elbasanit, ndodhet në Dubai.

Shumë nga anëtarët e grupit janë vënë në pranga, përfshirë dhe zyrtarë të policisë apo ish-zyrtarë të drejtësisë.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme