Rajoni 3 January 2025, 19:06 Nga VNA

Ushtria ukrainase vret çetnikun serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Ushtria ukrainase vret çetnikun serb që ngrinte barrikada në

Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut.

Zhivkoviç ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin bllokimin e autoriteteve kosovare dhe përforcimin e tensioneve ndëretnike.

Përveç rolit të tij në Kosovë, ai kishte organizuar dërgimin e mercenarëve serbë në lindje të Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e separatistëve pro-rusë, raportojnë mediat.

Aktivitetet e tij ishin në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe përpiqeshin të përhapnin ndikimin serb në konflikte jashtë kufijve të Serbisë.

Zhivkoviç kishte ndërtuar një reputacion si një nga ekstremistët më të shquar në Ballkan dhe ishte i njohur për retorikën nacionaliste dhe veprimet që nxisnin konflikte etnike.

Vrasja e tij në Ukrainë shënon fundin e një prej protagonistëve kryesorë të linjës radikale serbe, por gjithashtu ngre shqetësime për përfshirjen e individëve dhe grupeve nga Ballkani në konflikte të huaja, duke përfshirë luftën në Ukrainë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë me shqetësim rritjen e përfshirjes së elementeve të huaja ekstremiste në konfliktin ukrainas, duke nënvizuar lidhjet mes ideologjive radikale dhe destabilizimit të rajoneve të paqëndrueshme.

Ndryshe, shumë raportohet se po luftojnë në krah të Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme