Bota 1 June 2024, 09:55 Nga VNA

NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën, ministrja gjermane: Duhet të mbrohemi nga forcat ruse, jo t’i sulmojmë

Ndaje në Whatsapp
NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën, ministrja gjermane:

Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë. Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë.

Baerbock: Vetëm e drejta ndërkombëtare është limiti

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi për këtë në samitin në Pragë, se ajo e quan të gabuar këtë diskutim. Bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga sulmi i Rusisë. “E drejta ndërkombëtare ka qenë e qartë nga fillimi. Ajo bën të qartë, se mund t’i zmbrapsësh sulmet.” Nuk bëhet fjalë, nëse dhe si armët perëndimore nga Ukraina të përdoren në Rusi.

Ekspertët janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe ta bëjë këtë pa kufizime rajonale për pjesë të caktuara të frontit. Baerbock la të kuptohej, se ka ujdi për këtë me Ukrainën, por për përmbajtjen e tyre nuk mund të flitet publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se Ukraina po vepron sipas Kartës së OKB-së. Shtetet e NATO-s e kanë të drejtën të ndihmojnë Ukrainën në vetëmbrojtje me të gjitha mjetet. Stoltenberg i hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se duhet bërë përshtatja e situatës me betejën. Sulmet ruse në zonën e Kharkivit duhet të zmbprasen nga Ukraina. Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë, me të cilat nga rajoni i Kharkivit do të mund të goditet me një rreze veprimi 40-60 km në brendësi të Rusisë dhe të luftohen pozicione ruse dhe depo armatimi. Nuk është thënë, se cilat janë armë janë të stacionuar në këtë zonë.

Eksperti, Ondrej Dityrch nga Instituti i BE për Studimet e Sigurisë, tha në bisedë me DW, se zhvillimi i tanishëm është përgjigja e duhur për gjendjen aktuale në betejën në Kharkiv. “Natyrisht edhe këtu duhet të gjesh një balancë të vështirë. Por unë shoh një transformim, sepse shumë shtete tani thonë, nuk ka kufizim tjetër veç të drejtës ndërkombëtare. Pa kushte të tjera ne nuk e detyrojmë më Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas kurrizi.”

Përdorimi i raketave me rreze më të gjatë veprimi nga prodhimi amerikan dhe britanik nuk lejtohet edhe më tej. Ministrja Baerbock nuk u përgjigj konkretisht, nëse me sistemet gjermane Patriot për mbrojtjen raketore mund të qëllohet në hapësirën ajrore ruse.

Ministrat e NATO-s u konsultuan edhe për mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë perëndimorë në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tha, se javën që vjen do të bëhen të ditura plane konkrete për këtë. Në NATO konsiderohet si një sekret i hapur, se ushtarë francezë dhe britanikë ndihmojnë në shërbimin dhe programimin e raketave, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Por asnjë vend i NATO-s nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vend anëtar i NATO-s e kritikoi aleancën, se me angazhimin e shtuar në Ukrainë po rrezikon një luftë botërore në vend që të mbrojë anëtarët e saj. Planet e aleancës të kujtojnë një zjarrfikës që përpiqet të shuajë një zjarr me flakëhedhës, kjo është absurde, tha Orban, që ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Eksperti çek i sigurisë, Ondrej Ditrych nuk shikon ndonjë rrezik të madh shkallëzimi, “Ka një lloj ambivalence perëndimore në lidhje me thyerjen e mundshëm të frontit të trupave ruse në Ukrainë. Nuk besoj, se rreziku i përshkallëzimit qëndron tek gjërat për të cilat mendohet aktualisht.” Në Pragë ministrat e Jashtëm të NATO-s u konsultuan edhe për një paketë të re ndihme financiare për Ukrainën. Për të ardhmen e NATO-s, shpërndarjen e barrës financiare si edhe marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën do të diskutohet në samitin e NATO-s në Uashington në mes të korrikut, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të aleancës./ DW

 

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme