Kronika 27 February 2025, 16:50 Nga VNA

Gruaja e vrarë në Tiranë, e mbuluar me hixhab. Autor dyshohet shoqëruesi

Ndaje në Whatsapp
Gruaja e vrarë në Tiranë, e mbuluar me hixhab. Autor dyshohet

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e një shtetaseje të huaj në Tiranë. Gruaja, e cila besohet të jetë rreth 30 vjeç, ka hyrë në Shqipëri më 19 shkurt, dyshohet se bashkë me partnerin e saj. Çifti, sipas burimeve policore, kishte kërkuar një shtëpi me qira për dy javë, por agjencia ku ishin drejtuar nuk kishte një të tillë të lirë. Për këtë arsye, ata u orientuan tek një i njohur, ku më pas morën një banesë me qira në rrugën "Gjon Muzaka".

Çifti nuk ka dorëzuar asnjë dokument identifikimi, ndaj policia ende nuk ka arritur të zbardhë identitetin e viktimës dhe të autorit të dyshuar, i cili mendohet të jetë partneri ose bashkëshorti i saj.

Dyshimet e para tregojnë se gruaja është goditur për vdekje me thikë në pjesën e barkut nga personi që e shoqëronte, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Pas krimit, autori i dyshuar ka pastruar ambientin, ka marrë thikën dhe dokumentet e identifikimit dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Trupi i pajetë i gruas u gjet nga qiradhënësja e saj, e cila kishte shkuar për të marrë qiranë. Pasi kishte trokitur disa herë dhe nuk kishte marrë përgjigje, ajo kishte kuptuar se diçka nuk shkonte. Në momentin që ndërhyri në banesë, gjeti shtetasen e huaj të pajetë.

Mësohet se viktima ishte e fesë myslimane dhe mbante hixhabi.

Dëshmitë e para tregojnë se ajo dhe personi që e shoqëronte, i dyshuar si autori i krimit, flisnin gjuhën arabe dhe gjermanisht. Dyshohet se ata kishin udhëtuar nga Dubai në Gjermani dhe më pas kishin hyrë në Shqipëri.

Aktualisht, policia po verifikon të gjitha hyrje-daljet e shtetasve të huaj në sistemin TIMS gjatë dy javëve të fundit, me qëllim identifikimin e viktimës dhe autorit të dyshuar të krimit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme