
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj, i cili u godit me thikë mbrëmjen e së dielës në Vescovato, në provincën e Cremona-s, Itali. Sipas autoriteteve italiane, në qendër të ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i lidhur me motive pasioni, që kishte nisur prej kohësh.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Via Bissolati”, pranë lokalit “Bar Centrale”, ku gjurmët e gjakut në trotuar vijojnë të dëshmojnë vendin e përplasjes fatale.
Për vrasjen është arrestuar 32-vjeçari Mattia Miraglia, me origjinë nga Sicilia dhe banues në Vescovato. Ai akuzohet se goditi me thikë në fyt Nurian Dalipajn, i cili humbi jetën në spital, ndërsa plagosi rëndë edhe vëllain 20-vjeçar të viktimës me një goditje në bark. Vetë Miraglia pësoi një plagë në dorë gjatë përleshjes dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në Spitalin Maggiore, ku është arrestuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, përplasja kishte nisur disa orë më herët në një lokal në Cremona, ku punon ish-partnerja e Miraglias. Rreth orës 23:00, 32-vjeçari e pa ish-të dashurën duke biseduar me Nurian Dalipajn, të cilin hetuesit e përshkruajnë si mik të hershëm të saj.
Dyshohet se Miraglia i kërkoi shqiptarit të dilte jashtë lokalit për t'u sqaruar. Debati verbal u shndërrua në përleshje fizike, por ndërhyrja e personave të pranishëm bëri të mundur ndarjen e tyre.
Pas incidentit, Miraglia u largua drejt banesës së tij në Vescovato. Megjithatë, sipas hetimeve, pak më vonë para shtëpisë së tij mbërritën Nurian Dalipaj dhe dy vëllezërit e tij. Kur doli jashtë, 32-vjeçari kishte me vete një thikë kuzhine dhe u kërkoi të largoheshin, por situata degradoi sërish në dhunë.
Përleshja përfundoi me goditje me thikë ndaj tre vëllezërve. Ata u nisën menjëherë drejt Spitalit Maggiore në Cremona, por 24-vjeçari nuk mundi t'u mbijetonte plagëve. Vëllai i tij 20-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në terapi intensive, jashtë rrezikut të menjëhershëm për jetën.
Miq të autorit të dyshuar kanë deklaruar për mediat italiane se konflikti lidhej me një vajzë me të cilën të dy kishin pasur lidhje në periudha të ndryshme. Sipas tyre, tensionet mes dy të rinjve kishin nisur prej muajsh dhe rreth një muaj më parë Dalipaj kishte shkuar edhe para banesës së Miraglias, i cili atëherë kishte njoftuar karabinierët.
Ndërkohë, komuniteti i Vescovatos mbetet i tronditur nga ngjarja. Kryebashkiaku Alfredo Gorni e ka cilësuar krimin një episod të rëndë që nuk pasqyron frymën e qytetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vij






















