Bota 2026-09-04 08:32:29 Nga VNA

Trump nis ndërtimin e një “Harku të Triumfit” në Uashington/ Monumenti 76 metra i lartë ende pa miratimin përfundimtar

Ndaje në Whatsapp
Trump nis ndërtimin e një “Harku të Triumfit” në

Administrata Trump planifikon të nisë punimet për një hark monumental rreth 250 këmbë, ose 76 metra të lartë, në Uashington, edhe pse projekti nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar të autoriteteve të planifikimit të kryeqytetit. 

Monumenti është frymëzuar nga Arc de Triomphe në Paris dhe parashikohet të ngrihet pranë Varrezave Kombëtare të Arlingtonit, për të nderuar veteranët amerikanë.

Projekti ka shkaktuar kundërshtime për shkak të përmasave dhe vendndodhjes së tij. Kritikët thonë se harku mund të prishë vijën historike të pamjes mes Lincoln Memorial dhe Arlington House.

Çështja ka mbërritur edhe në gjykatë, ku kundërshtarët argumentojnë se presidentit i duhet autorizim i ri nga Kongresi.

Administrata pretendon se një autorizim i vjetër i Kongresit është i mjaftueshëm dhe ka njoftuar se punimet e gërmimit mund të nisin brenda dy javësh.

Harku është pjesë e një serie projektesh me të cilat Trump synon të ndryshojë peizazhin monumental të kryeqytetit amerikan. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news