Sociale 2026-09-14 12:00:00 Nga VNA

Thirrje të braktisin mësimin/ Shoqërohen gjashtë protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, policia ndërhyn për largimin e tyre

Ndaje në Whatsapp
Thirrje të braktisin mësimin/ Shoqërohen gjashtë protestues

Gjashtë protestues janë shoqëruar nga policia pranë gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, sipas informacionit të dhënë nga vetë protestuesit. Ata bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë dërguar në Komisariatin nr. 3.

Grupi ishte ndalur pranë shkollës në momentin kur po këndohej himni kombëtar. Protestuesit u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës.

Policia ndërhyri për t’i larguar nga ambientet pranë gjimnazit, ndërsa mes protestuesve dhe efektivëve pati edhe konfrontime.

Në ndërhyrje morën pjesë efektivë të policisë, të forcave “Shqiponja” dhe të FNSH-së, të cilët i zhvendosën protestuesit në drejtim të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”.

Video

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka tërhequr vëmendjen me një video nga vizita e tij në Romë. Pas takimeve në Vatikan më 24 shtator, ai shëtiti me Vespa nëpër kryeqytetin italian dhe u ndal në Trastevere, ku kërceu e këndoi me kalimtarët nën ritmet e këngës “Sarà perché ti amo” të grupit Ricchi e Poveri.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish këtë të shtunë në Vlorë, në protestë kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik në zonën historike të qytetit. Protestuesit kundërshtuan vijimin e projektit në këtë hapësirë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë historike të zonës. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të komunitetit mbajtën fjalime, duke argumentuar arsyet e kundërshtimit të tyre. Kjo është një tjetër protestë e zhvilluar në Vlorë lidhur me projektin, pas tubimeve të organizuara gjatë javëve të fundit.

Saimir Tahiri thyen heshtjen. Por pse pikërisht tani? Pas vitesh larg skenës politike, ish-ministri paralajmëron se ka “shumë për të thënë”. Dhe rikthimi i tij vjen në një moment kur brenda PS-së raportet e forcës po ndryshojnë dhe Erion Veliaj është jashtë lojës politike aktive. A po kthehet Tahiri vetëm për të treguar versionin e tij të historisë, apo po përgatitet të bëhet sërish pjesë e historisë së socialistëve? “Do shihemi së shpejti.”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news