Sociale 2026-09-10 21:37:21 Nga VNA

Zjarret në vend/ Shtatë vatra mbeten aktive, situatë problematike në Dajt

Ndaje në Whatsapp
Zjarret në vend/ Shtatë vatra mbeten aktive, situatë problematike

Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike, me shtatë vatra ende aktive. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 30 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, ndërsa qindra forca janë angazhuar në terren për vënien e flakëve nën kontroll.

Sipas bilancit të raportuar nga strukturat e emergjencave, nga 30 vatrat e evidentuara, 13 janë shuar plotësisht, 10 ndodhen nën mbikëqyrje, ndërsa shtatë të tjera vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 404 forca vendore dhe lokale, të mbështetura nga 21 automjete zjarrfikëse. Në terren kanë ndërhyrë edhe Forcat e Armatosura me 133 efektivë, një helikopter, dy automjete zjarrfikëse, një dron, 13 mjete të tjera dhe një autoambulancë.

Një nga vatrat më problematike mbetet ajo në Malin e Dajtit, në Qarkun e Tiranës, ku operacioni për izolimin dhe kontrollin e flakëve ka vijuar gjatë gjithë ditës.

Në këtë zonë janë angazhuar 25 zjarrfikës, shtatë forca të Administratës së Zonave të Mbrojtura, si dhe 52 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të operacionit janë vënë gjithashtu gjashtë mjete dhe një autoambulancë.

Pavarësisht situatës së krijuar, autoritetet bëjnë të ditur se zjarri në Malin e Dajtit nuk paraqet aktualisht rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatrat e zjarrit në Malin e Bërzhitës dhe në zonën e Malit me Gropa janë izoluar. Ekipet operacionale vijojnë të qëndrojnë në terren dhe t’i mbajnë këto zona nën monitorim, me qëllim shmangien e riaktivizimit ose përhapjes së flakëve.

Strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, ndërsa operacionet do të vazhdojnë deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe eliminimin e rrezikut për zonat e prekura.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news