Sociale 2026-09-10 17:32:00 Nga VNA

Check-up me numër/ Operatori i Sterilizimit merr shërbimin, por “harron” kitet: tenderi 20 mln euro ende në fazën e parashikimit, qytetarët në radhë

Ndaje në Whatsapp

Check-up me numër/ Operatori i Sterilizimit merr shërbimin, por

Me koncesion apo pa koncesion, Check-up-i vijon të prodhojë probleme për qytetarët. Pas një dekade të shoqëruar me debate dhe pikëpyetje mbi kontratën me privatin, kalimi i shërbimit në duart e shtetit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Këtë herë problemi është edhe më elementar, pasi mungojnë kitet për kryerjen e analizave, ndërsa Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore është kujtuar me vonesë të hapë procedurën që duhet të sigurojë furnizimin.

Rreth 20 milionë euro është fondi i parashikuar për blerjen e kiteve, reagentëve dhe materialeve mjekësore që do të përdoren për Check-up-in gjatë tre viteve të ardhshme. Dokumentet e publikuara në regjistrin e parashikimit të prokurimeve tregojnë se Operatori i Sterilizimit, po përgatitet të sigurojë materialet që janë jetike për vazhdimin normal të shërbimit.

Check-up me numër/ Operatori i Sterilizimit merr shërbimin, por

Por tenderi vjen kur problemi ka mbërritur tashmë në qendrat shëndetësore. Kitet janë të kufizuara dhe kontrollet po bëhen me pikatore. Në një qendër shëndetësore realizohen aktualisht vetëm 5 deri në 7 Check-up-e në ditë, jo për mungesë interesi nga qytetarët, por sepse furnizimet nuk mjaftojnë për të përballuar kërkesat.

Kjo nxjerr në pah një mangësi në përgatitjen e kalimit të shërbimit nga koncesionari te shteti. Përfundimi i kontratës nuk ishte një ngjarje e papritur. Data dihej dhe strukturat shtetërore kishin kohë të përgatiteshin për të garantuar vazhdimësinë. Megjithatë, furnizimi afatgjatë me një prej elementeve bazë të Check-up-it nuk u sigurua përpara marrjes në dorëzim të shërbimit. Procedura po vihet në lëvizje tani, kur rezervat janë të kufizuara dhe pasojat po i ndiejnë qytetarët.

Dhe një tender i parashikuar sot nuk i mbush nesër raftet e qendrave shëndetësore. Procedura duhet të zhvillohet, të përzgjidhet fituesi, të kalojnë afatet përkatëse, të lidhet kontrata dhe më pas të nisë furnizimi. Deri atëherë, qytetarët do të vazhdojnë ta marrin Check-up-in me numër, në varësi të sasisë së kiteve që ka secila qendër.

Në praktikë, ata nuk mund të paraqiten në qendrën shëndetësore kur dëshirojnë për të kryer kontrollin. Infermieret i kontaktojnë në telefon dhe u caktojnë ditën kur duhet të paraqiten. Qytetari që në letër e ka shërbimin falas, por në realitet duhet të presë që t'i vijë radha.

Mungesa bëhet edhe më e pajustifikueshme në një moment kur vetë shteti ka vendosur të zgjerojë numrin e përfituesve. Pas përfundimit të koncesionit është hequr kufiri i sipërm prej 70 vjeç, duke bërë që Check-up-i të ofrohet falas për qytetarët nga mosha 35 vjeç e lart. Pra, është zgjeruar fasha e popullsisë që mund ta kërkojë kontrollin, pa u garantuar më parë furnizimi i nevojshëm për të përballuar kërkesën e shtuar.

Në fund të gushtit, Ministria e Shëndetësisë u dërgoi qendrave shëndetësore udhëzimin për mënyrën e funksionimit të shërbimit dhe përgjegjësitë e secilës strukturë. Por ndërsa rregullat u përcaktuan, duket se materialet nuk u siguruan në të njëjtin ritëm.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news