Politika 2026-05-13 15:26:00 Nga VNA

Thumanë-Kashar/ Shehaj nuk i ndahet Bashkim Ulajt, kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën

Ndaje në Whatsapp

Thumanë-Kashar/ Shehaj  nuk i ndahet Bashkim Ulajt, kërkon

Deputeti Agron Shehaj ka depozituar sot një kërkesë zyrtare për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, duke vënë në shënjestër atë që ai e konsideron si një prej kontratave më problematike të infrastrukturës shqiptare.

Kësaj radhe, beteja është për "Gener 2", menaxhon aksin e ri rrugor dhe për pronarin e saj, Shehaj ka pasur akuza të vazhdueshme. 

Në shkresën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Shehaj kërkon llogari specifike për atë që ai e quan "fryrje" të afateve të koncesionit.

"Cila është arsyeja e zgjatjes së këtij koncensioni, nga 13 vjet i kërkuar nga oferta e pakërkuar, në 35 vite nga ana e Qeverisë?" – është një prej pikave ku deputeti kërkon përgjigje nga Rama.
"A ka llogaritur ministria e Transporteve se cili është raporti mes investimit dhe fitimit të kompanisë përgjatë 35 viteve të operimit të aksit Thumanë-Kashar?"

Shqetësimi i Shehajt nuk ndalet vetëm te aksi aktual. Ai ngre alarmin se ky model, i cili po rezulton tejet fitimprurës për koncesionarin dhe i kushtueshëm për qytetarët (të cilët paguajnë tarifën e kalimit), mund të kthehet në standard për gjithë Korridorin Blu.

Në kërkesën e tij, ai drejton pyetjen që prek planet e ardhshme të infrastrukturës:

"A do të përdorni të njëjtin model me akset e tjera, nga Kashari në Fier apo Thumanë-Balldren?"

Tashmë topi është në fushën e Kryeministrit Rama, i cili pritet që si zakonisht, të injorojë këtë kërkesë. 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news