Politika 2026-05-13 11:38:00 Nga VNA

Debati për emigrantët Shqipëri-Itali, Rama “thumbon” gazetarin e Euractiv, Meloni ndërhyn me një mesazh

Ndaje në Whatsapp
Debati për emigrantët Shqipëri-Itali, Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat publike me gazetarin e Euractiv, Eddy Wax, lidhur me raportimin mbi marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke ndarë në rrjetin social X një tjetër postim thumbues ndaj tij.

Debati nisi pas një artikulli të publikuar më 12 maj nga Wax, ku citohej ministri i Jashtëm Ferit Hoxha mbi të ardhmen e marrëveshjes Shqipëri–Itali për emigrantët. Në artikull thuhej se “Shqipëria ka deklaruar se nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Italinë përtej vitit 2030”, duke argumentuar se deri atëherë vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka sipas raportimit do ta bënte të panevojshme skemën aktuale.

Kjo fjali ngjalli reagime të shumta, ndërsa autoritetet shqiptare kundërshtuan mënyrën si ishte interpretuar deklarata. Sipas qëndrimeve të shprehura nga ministri Hoxha dhe kryeministri Rama, marrëveshja me Italinë konsiderohet një bashkëpunim i përkohshëm dhe i besueshëm, i lidhur me statusin e Shqipërisë jashtë BE-së. Ata kanë theksuar se pas anëtarësimit në union, territori shqiptar nuk mund të trajtohet më si “jashtë BE-së” për skema të tilla.

Në reagimin e tij të dytë, Rama ritheksoi se deklaratat e ministrit nuk janë pasqyruar siç duhet dhe se publikimi i transkriptit të plotë të intervistës e ka bërë këtë më të qartë. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se protokolli me Italinë mbetet në fuqi për aq kohë sa pala italiane do ta konsiderojë të nevojshëm.

“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet.

Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, i thotë Rama gazetarit.

I pari që reagoi ndaj interpretimit të deklaratës së vendosur në titull ishte ministri Hoxha, ndërsa më pas ndërhyri edhe Rama me disa postime publike.

Në këtë debat ka reaguar shkurt edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila në një koment të shkurtër shkroi: “Faleminderit Edi”.

Lexo gjithashtu

Video

Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA. Seanca plenare u ndërpre pasi opozita bllokoi foltoren në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ta shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Mes përplasjeve në sallë, Peleshi mbylli seancën dhe njoftoi se ajo do të rifillojë në orën 15:00, pasi projektmarrëveshja të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga policia pas përplasjeve që kanë shoqëruar protestën pranë Kuvendit. Mes tyre është edhe Arben Kola, një nga organizatorët e protestës. Kola shihet teksa terhiqet nga këmbët e duart nga disa efektivë policie, ndërsa mban ende në dorë megafonin që përdorte gjatë protestës.

Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së mbajtur pranë Parlamentit. Në pamjet nga vendngjarja shihen disa protestues të shtrirë në tokë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news