Politika 2026-05-10 10:06:00 Nga VNA

Rama: 60% e kohës televizive i jepet opozitës, mediat në Shqipëri nuk janë të kapura

Ndaje në Whatsapp
Rama: 60% e kohës televizive i jepet opozitës, mediat në

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ka komentuar raportin mbi pasqyrimin e politikës në mediat shqiptare, duke deklaruar se opozita dominon hapësirën mediatike në vend.

Sipas Ramës, një analizë e realizuar nga një startup shqiptar me inteligjencë artificiale tregon se rreth 60% e kohës televizive në Shqipëri i kushtohet opozitës dhe qëndrimeve antiqeveritare. Ai theksoi se një pjesë e mediave paraqiten të balancuara, ndërsa një përqindje shumë e vogël rezulton pro qeverisë.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet për media të kapura, duke u shprehur se realiteti në Shqipëri dëshmon të kundërtën. Sipas tij, fakti që mediat dhe portalet online kritikojnë qeverinë tregon se ekziston liri e shprehjes dhe mungesë kontrolli politik mbi to.

“Çdo përpjekje për të kapur mediat është një përpjekje që nuk të çon në fitoren e zemrave dhe të mendjeve të njerëzve”, u shpreh Rama, teksa shtoi se opozita, sipas tij, po përballet edhe me mungesë lidershipi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news