Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot një protestë të madhe në Prishtinë, pas vendimit të shpallur ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. OVL-UÇK ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë.
Organizata kundërshton vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë të padrejtë.
Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Syla, deklaroi se, sipas organizatës, përmes këtij vendimi është synuar të vendoset një barazi e padrejtë ndërmjet luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve të viteve 1998–1999.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh.
Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve.
“Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”