Politika 2026-08-29 08:18:01 Nga VNA

Pas takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Pas takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, Rama mbledh sot

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

Takimi vjen vetëm një ditë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të zhvilluar në një prej vilave qeveritare në kryeqytet, ku Rama diskutoi me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat.

Në fokus të takimit të sotëm pritet të jetë zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”, një proces që synon forcimin e kontakteve të strukturave të Partisë Socialiste me qytetarët.

Gjatë mbledhjes së një dite më parë, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të qarqeve të angazhohen drejtpërdrejt në këtë proces, duke shtuar praninë në zonat e tyre elektorale dhe kontaktet me qytetarët.

Takimi i sotëm pritet të përcaktojë edhe mënyrën se si strukturat socialiste në Tiranë do të zbatojnë në terren porositë e dhëna nga kreu i PS-së.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news