Lifestyle 2026-09-28 07:25:49 Nga VNA

Mounjaro hyn në botën e modës, sponsorizimi i Vogue ndez debat për rikthimin e “kultit të dobësisë”

Ndaje në Whatsapp
Mounjaro hyn në botën e modës, sponsorizimi i Vogue ndez debat

Një partneritet mes gjigantit të modës Vogue dhe kompanisë farmaceutike që prodhon Mounjaro ka shkaktuar debat mbi standardet e bukurisë dhe rikthimin e trupave shumë të dobët si ideal në industrinë e modës.

Kompania amerikane Eli Lilly, e cila prodhon ndër të tjera Mounjaro dhe pilulën për humbjen e peshës Foundayo, ishte një nga sponsorët e Vogue World 2026 në Milano. Në pasarelë u shfaqën emra të njohur si Gigi Hadid dhe Jennifer Lopez, por vëmendje të veçantë mori pikërisht sponsorizimi.

Organizata që merren me çrregullimet e të ngrënit dhe studiues të imazhit trupor kanë ngritur shqetësimin se bashkimi i industrisë së modës me një kompani që prodhon medikamente për humbjen e peshës mund ta normalizojë idenë se ndryshimi i trupit përmes ilaçeve është një tjetër zgjedhje bukurie.

Eli Lilly kundërshton këtë interpretim. Kompania thotë se bashkëpunimi lidhet me 150-vjetorin e saj dhe synon ta zhvendosë diskutimin për peshën nga estetika te shëndeti, si dhe të luftojë stigmatizimin e personave me obezitet.

Partneriteti vjen në një moment kur industria e modës po përballet sërish me kritika për mungesën e diversitetit trupor në pasarela. 

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news