Rajoni 2026-09-02 19:35:20 Nga VNA

Mbyllet takimi Kurti-Abdixhiku, kreu i LDK-së: Jemi në situatë të pamundur për zgjedhjen e presidentit

Ndaje në Whatsapp

Mbyllet takimi Kurti-Abdixhiku, kreu i LDK-së: Jemi në situatë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin e zhvilluar pas dështimit për të siguruar mbështetjen e plotë për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Pas përfundimit të takimit, Kurti është larguar nga Kuvendi pa dhënë deklaratë për mediat. Ai ka vijuar më pas takimet me përfaqësuesit e minoriteteve joserbe.

Ndryshe nga Kurti, Abdixhiku foli shkurt para gazetarëve, duke e cilësuar takimin si një komunikim të rregullt mes palëve pas zhvillimeve të fundit.

“Ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve të fundit. Kemi njoftuar zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet në parti, siç është në rregullore”, deklaroi ai.

I pyetur për hapat e mëtejshëm, kreu i LDK-së tha se situata aktuale politike dhe numrat në Kuvend e bëjnë të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje.

“Për hapin e radhës duhet të pyesni ata që po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Gjendja numerike në Kuvend është kjo që është”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se është përpjekur të gjejë një zgjidhje, por sipas tij, distancimi i partive të tjera po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë. Ne jemi në një situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, përfundoi Abdixhiku.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news