Bota 2026-08-28 09:15:14 Nga VNA

Mbreti Harald V i Norvegjisë ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, Haakon merr fronin

Ndaje në Whatsapp
Mbreti Harald V i Norvegjisë ndërron jetë në moshën

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, duke mbyllur një epokë prej më shumë se tri dekadash në krye të monarkisë norvegjeze.

Pallati Mbretëror njoftoi se Harald ndërroi jetë paqësisht mëngjesin e së premtes, 28 gusht. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa ai ndodhej i shtruar në spital dhe familjarët kishin qëndruar pranë tij.

Harald V ishte ngjitur në fron më 17 janar 1991, pas vdekjes së të atit, Mbretit Olav V, dhe gjatë 35 viteve të mbretërimit u shndërrua në një nga figurat më të dashura të Norvegjisë.

Ai do të mbahet mend si monarku që ndihmoi në modernizimin e familjes mbretërore dhe afrimin e saj me qytetarët. Një nga vendimet që sfidoi traditat e kohës ishte martesa me Sonja Haraldsen, e cila nuk vinte nga një familje mbretërore. Harald kishte pritur nëntë vjet për të marrë miratimin për martesën dhe çifti kurorëzoi dashurinë më 29 gusht 1968.

Mbreti fitoi respekt të veçantë edhe për mënyrën se si iu drejtua kombit në momentet më të vështira. Pas sulmeve terroriste të 22 korrikut 2011, ku u vranë 77 persona, ai u bë një nga zërat kryesorë që u bëri thirrje norvegjezëve për unitet dhe qëndresë.

Harald ishte gjithashtu një sportist i apasionuar. Ai përfaqësoi Norvegjinë në Lojërat Olimpike në lundrim me vela dhe vazhdoi të merrte pjesë në gara deri në moshë të avancuar. Ishte gjithashtu i angazhuar prej dekadash në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

Vitet e fundit shëndeti i tij ishte dobësuar dhe mbreti ishte shtruar disa herë në spital. Ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar ndjeshëm, ndërsa Princi i Kurorës Haakon kishte marrë detyrën e regjentit.

Me vdekjen e Harald V, djali i tij Haakon pason të atin në fron, duke hapur një kapitull të ri për monarkinë norvegjeze.

Harald V lë pas bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Sonja, vajzën Princeshë Märtha Louise, djalin Haakon dhe nipërit e mbesat.

Për shumë norvegjezë, ai largohet si një prej monarkëve më të dashur të vendit, një mbret që për 35 vjet u përpoq ta afronte kurorën me njerëzit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news